Aksident me pasojë vdekje, makina del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 48 vjeçari është regjistruar sot në mbrëmje. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në fshatin Helmës të rrethit të Kolonjës, ku shtetasi me inicialet Th.Dh, 48 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Gaz”, ka dalë nga rruga duke marrë plagë të rënda në trup.

Edhe pse u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, por burime të Noa.al bëjnë me dije se dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?