Aksident me vdekje në Elbasan. Humb jetën një djalë me motor
Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në Elbasan në lagjen Emin Matraxhiu pranë Unazës.
Jetën e ka humbur një djalë 27 vjeç me iniciale D.M. që ngiste një motorr me targa AP200.
Ai u përplas nga një makinë e Ford me targa AA 575 GD të drejtuar nga Ilir Shopi, 61 vjeç, banues në këtë qytet, i cili u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mbi Shopin rëndon akuza “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

