Aksident në Fushë Krujë- Shoferi humb kontrollin dhe përplaset, dy të plagosur, njëri rëndë

Dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme në rrugën Fushë-Krujë Tiranë.

Makina ku udhëtonin dy të plagosurit, u përplas me trotuarin. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Ambulancën e Fushë-Krujës dhe janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit që udhëtonte më shpejtësi të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po punon per zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?