Aksident në Librazhd, përplasen 3 makina, disa të plagosur

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugorë Përrenjas- Qafë Thanë, ku pranë fshatit Pishkash janë përplasur dy automjetet dhe si pasojë janë lënduar 3 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vend ku ka ndodhur aksidenti kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë duke bërë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?