Aksident në Tiranë, shoferi përplaset me një mjet të parkuar, humb jetën

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti”, ndërsa mjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë të parkuar. Dyshohet se shoferi me inicialet A. E., rreth 60 vjeç ka pësuar infarkt.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.06.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”, automjeti tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?