Aksidenti i radhës në Qukës, aty ku makinat ‘fluturojnë’ me 150 km në orë para nxënësve

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Qukësit, në aksin Qukës – Librazhd, por fatmirësisht pa viktima.

Sipas policisë, Golf-i me targa AA371AZ ka hyrë në parakalim të gabuar me shpejtësi jashte normave të lejuara duke humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplaset me anësoret e rrugës.

Policia ka rrethuar vendngjarjen për ekspertizën. Drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut dhe është shoqëruar me ambulancë në spitalin e qytetit të Prrenjasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky nuk është i pari aksident që ndodh në këtë zonë, shkruan inforelbasani, e kjo për shkak të mungesës së tabelave treguese e ca më tepër në një zonë shumë të populluar, me rrezikshmeri të madhe për familjet pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nxënësit e shkollës së Quksit, “Dilaver Nezha”, janë të detyruar ta bëjnë këtë segment prej 400 – 600 metrash në këmbë.

Ky është ankthi për këta banorë:

“Kam frikë te dal tek dera sepse makinat nuk ecin, por flururojnë me 150 km/h! Kemi frikë për fëmijët, sepse e bëjnë çdo ditë atë rrugë për në shkollë. Shteti duhet të marrë masat për këtë shqetsim tonin, ndonjë tabelë a diçka tjetër,” shprehet banori P.L.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?