Aksidenti i rëndë në Tiranë, gruaja në luftë me vdekjen

Rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27-vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35-vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?