Aksidenti me 3 të plagosur në Lezhë, policia jep detaje (Video)
Njoftimi i policisë:
Me datë 06.06.2017, rreth orës 14:30 , është marrë njoftim se në Mabë ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti Benz me targa AA 098 BF me drejtues shtetasi M.D. banues në Shkodër me mjetin autoveturë me targa AA 733 MS me drejtues shtetasi A.Sh. banues në Lezhë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi shtetasi A.Sh .me pasagjerin N.D. në mjetin e tij si dhe drejtuesi tjetër M.D. me pasagjeren F.D. në mjetin e tij të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë , nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

