Aksidenti në Elbasan, identifikohet gruaja që humbi jetën. Emri
Është identifikuar gruaja që u përplas për vdekje mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se ajo është identifikuar si Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe, banuese në Bradashesh.
Gruaja tjetër e cila u përplas nga makina në aksident, ndodhet në gjendje të rëndë.
Mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga 35-vjeçari me inicialet Y. H., banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë. Njëri nga këmbësorët ka gjetur vdekjen dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

