Aksidenti në Koman, 5 turistët e huaj dërgohen me helikopter në Spitalin e Shkodrës

Pesë turistë të huaj janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në liqenin e Komanit, ku janë përplasur dy mjete lundruese.

Pas ngjarjes, të plagosurit janë evakuuar me helikopter dhe janë transportuar drejt Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të mjeteve lundruese, në një segment me kthesë dhe fushëpamje të kufizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3515 (71.7%)
Jo 1384 (28.3%)

Vota totale: 4899