Aksidenti në unazën Plepa-Shkozet, arrestohet 35 vjeçari nga Piza
I ardhuri nga Piza e Italisë është arrestuar për aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës 7 maj, në unazën Plepa-Shkozet, ku mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç.
Në pranga u vu M.D, 35 vjeç
Sipas policisë Rreth orës 17:00, në unazën Plepa- Shkozet, 35 vjeçari me banim në Piza të Italisë, duke drejtuar mjetin tip BMV me targa italiane është përplasur me mjetin Benz me drejtues shtetasin S. S. 33 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip Benz, si dhe pasagjerët e tij, fëmija e mitur me iniciale S. S. 1 vjeçe, D.S. 31 vjeçe(bashkëshortja e shtetasit S.S.) dhe H.D. 66 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.



