Aksidentohet furgoni me klandestinë të paligjshëm, 6 të vdekur

Gjashtë emigrantë të paligjshëm kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në Alexandroupolis në Greqi.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30, kur një shofer furgoni që transportonte 18 persona u drejtua drejt Alexandroupolis, por duke parë praninë e oficerëve të policisë u kthye drejt zonës së Delta Evros. Për arsye që ende nuk dihen ai humbi kontrollin e automjetit duke u përmbysur.

Mediat greke raportojnë se 10 të plagosurit janë dërguar në spital, nga të cilët 7 janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?