Aksidentohet mjeti i policisë private, transportonte vlera monetare

Një automjet i policisë private që transportonte vlera monetare drejt Tiranës është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”.

Automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë ka dalë nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?