Aksidentohet në rrugë, Auron Tare mungon në emision (Foto)

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare përfshihet në një aksident. Ai po udhëtonte me makinën e tij për të marrë pjesë në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni në News 24, e cila bëri të ditur për BalkanWeb, se i ftuari i saj nuk mundi të ishte në studio ku po diskutohej për turizmin për shkak të aksidentit që pati në rrugë.

Ndonëse pa pasoja për jetën, Tare u detyrua të qëndrojë në rrugë, në pritje të policisë për më shumë se 30 minuta. Siç shihet edhe nga fotot, mjeti i tij është dëmtuar në krahun e shoferit.

17902559_10213255111042113_1447313075_o (1)

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se dita e sotme ka shkuar ters për Taren, pasi më herët i’u desh të shkonte në ambulancë për tu mjekuar pasi kishte përplasur kokën me shkallët e zyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?