Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Një 5-vjeçare është aksidentuar rëndë sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22 tek ‘rrethrrotullimi i Bathores’. Mësohet se drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur të miturën është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, vogëlushja, identiteti i të cilës nuk dihet, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.
Sakaq, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.