AKU urdhëron analiza për produktet bulmetore

Investigimi i “Fiks Fare” mbi përdorimin e vajit të palmës mbi normat e lejuara dhe pa u cilësuar në etiketë tek produktet e gjalpit dhe djathit që prodhohen apo importohen në Shqipëri ka vënë në lëvizje Autortetin Kombëtar të Ushiqmit.

Drjetori i përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), të cilat do të analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare, ISUV, për përmbajtje të vajit të palmës.

Në fakt, ky është po i njëjti institut ku gazetarët e “Fiks Fare dërguan” për analizë 20 monstra, 16 gjalpi dhe 4 djathi kaçkavall. Nga rezultatat doli se vetëm një produkt ishte brenda normave, ndërsa 19 mostrat e tjera kishin përbërje të vajit të palmës nga 5 deri në 50 për qind dhe në asnjë rast nuk përmendej në etiketë si përbërës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilëve do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë do të merren masa konform legjislacionit në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas specialistëve dhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse konsumohet pa kriter apo në sasi të mëdha.

Ai përdoret edhe në një sërë produketsh të tjera si ato të brumit, kryesisht embëlsira. Për vitin 2016 në Shqipëri u importuan 3.720 tonë vaj palme dhe në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin këtë produkt për qëllime tregtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?