Akuzohej për akte terroriste, shqiptari në Francë gjendet i vdekur në qelinë e burgut (Emri)

Një shqiptar i akuzuar për akte terroriste i ka dhënë fund jetës në një burg të Francës. Mediat franceze shkruajnë se Aleksandër Hasalla 38 vjeç i ka dhënë fund jetës në qelinë e tij në burgun e Fleury-Mérogis në Francë.

Shqiptari ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2016, pasi akuzohej se kishte furnizuar me municione terroristin e masakrës së Nices më 14 Korrik 2016, ku u vranë 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë, pasi u shtypën me kamion.

Autori i kësaj masakre, tuniziani Mohamed Lahoaiej Bouhlel kreu sulm vetëvrasës, ndërsa sipas mediave franceze shqiptari kishte pasur rol periferik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari akuzohet se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.
Aleksandër Hasalla ishte i njohur nga drejtësia franceze për grabitje në të kaluarën, por akuza për ta lidhur atë me aktin terrorist nuk ishte provuar plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se shqiptari është vetëvarur me lidhëset e këpucëve. 38-vjecari është i burgosuri i dytë në Francë për aktet e terrorizmit i cili kryen vetëvrasje në paraburgim. /BW
yjhnb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?