Alarm në Durrës, bllokohen 26 ton mish pune me bakterin e frikshëm
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 08:15
Një sasi prej 26 tonë mish pule i ardhur nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit. Autoritetet kanë konstatuar se mishi ishte me baktesin e salmonelës.
Mësohet se ngarkesa ka mbërritur disa ditë më parë në vend dhe është kthyer mbrapsht, shkruan alertneës.
Alarmi i prodhimit të mishit nga Brazili ka disa muaj në Europë duke përfshirë edhe vendin tonë, ndërkohë që mjaft vende kanë përforcuar kontrollet nëpër dogana.

