Albana Vokshi nga Kuvendi: Administrata publike është kthyer në makth për qytetarët
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shprehur në Kuvend se administrata publike është kthyer në makth për qytetarët shqiptarë.
“Unë dua të flas për administratën publike, por konferenca e kryetarëve ma heq këtë të drejtë. A është e mundur që ttë na lini më shumë minuta? Është qesharake, na lini 10 minuta secilit deputet që të flasë. Administrata është kthyer në makth për qytetarët. Si mund të flas unë, si të duket zonjës Bushka ky dokument. Kjo është administrata që po punon për qytetarët? Patronazhisti dhe Aktivisti janë sistemet më të dhunshme”, u shpreh Vokshi.

