Aleanca Popullore për Drejtësi regjistrohet në KQZ. Ftesë qytetarëve të aplikojnë për kandidatë

(Në foto: Bilal Kola, kryetar i partisë Aleanca Popullore për Drejtësi)

Partia më e re e spektrit politik, Aleanca Popullore për Drejtësi (APD) u regjistrua dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të datës 18 Qershor 2017. Në një njoftim për mediat, APD kërkon nga qytetarët e interesuar që duan të përfaqësojnë programin e kësaj force politike që të paraqesin kërkesën për kandidatë për deputetë. “Bazuar në parimet dhe vlerat e APD-së, në funksion të gjithpërfshirjes dhe transparencës që i detyrohemi elektoratit tonë, bëjmë thirrje dashamirëse kundrejt të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë në Shqipëri dhe Diasporë, për të paraqitur pranë Selisë Qendrore në Tiranë kërkesën me shkrim të secilit prej jush që dëshiron të kandidojë nën siglën e APD-së”,- thuhet në njoftim. Sipas drejtuesve të APD kandidatët duhet të plotësojnë tre kritere. “Të plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për kandidim. Të jenë kontributore të çështjeve të të përndjekurve, pronarëve, diasporës dhe biznesit dhe të gëzojnë reputacion dhe respekt qytetar në komunitetin ku jetojnë”,- thuhet në njoftim.

Sipas APD “paraqitja e kërkesës për kandidim, bashkangjitur jetëshkrimit përkatës të të interesuarve për kandidim, duhet bërë deri me dt. 21 Prill 2017 me postë elektronike në adresën: info@apd.al dhe/ose apdalbania@gmail.com. Ose me postë zyrtare në adresën: Rr. Dibrës, Nr. 213, Kt. 2, Tiranë. Për informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel: 00355 66 3030111”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?