Ambasada Amerikane: Shqiptarë bëni kujdes nga ky mashtrim

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë në paralajmërim nga shqiptarët që të bëjnë kujdes sepse mund të mashtrohen.

Nisur nga paralajmërimi që vjen nga Ambasada Amerikane, bëhet fjalë për premtimet e punësimit për në Alaskë. Ambasada bën me dije që të gjitha këto premtime janë mashtrime, sepse ajo nuk jep asnjë vizë për në Alaskë.

“Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë?  Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston! Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?