Ambasada e SHBA-ve ka një njoftim për të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane
Mbrëmjen e djeshme ka filluar nxjerrja e rezultateve për fituesit e Lotarisë Amerikane, ndërkohë që Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar një njoftim ku bën me dije se ku mund të kontrollohet nëse jeni shpallur fitues apo jo.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë
Përshëndetje të gjithëve! Unë po postoj një ditë më përpara se zakonisht për shkak të një njoftimi të veçantë: a keni aplikuar për Vizën e Shumëllojshmërisë DV-2018? Që sot, ju mund të kontrolloni nëse ju jeni një nga të përzgjedhurit me fat për DV-2018. Kontrolloni statusin tuaj këtu:http://dvlottery.state.gov/esc
Ju uroj shumë fat! Me kënaqësi do t’i përgjigjem pyetjeve tuaj sot dhe gjatë javës!

