Ambasadori zviceran: Demokracia fillon ne nivel lokal
Angazhim, përfshirje dhe arritje ishte qëllimi i javës së demokracisë vendore.
Forumi kombëtar për qeverisjen transparente dhe gjithëpërfshirëse rezultoi në përfundimin se bashkitë shqiptare janë ende larg përfshirjes së zërit qytetar në vendimet e tyre, por sidomos larg transparencës.
Andi Dobrushi, “Soros”: Shoqëria në këtë kohë vuan nga një sindrom që është mungesa e aktivizmit. Shohim shumë pak lëvizje që janë vërtetë me rëndësi për interesin publik.
Demokracia fillon në nivel lokal dhe bashkitë shqiptar kanë ende shumë për të bërë tha ambasadori i Zvicrën në Shqipëri,Christopher Graf.
Graf: Demokracia fillon në nivel lokal, tek bashkitë. Këtë mund ta dëshmojnë qytetarët, kur zëri i tyre dëgjohet. Demokraci do të thotë që qytetarët janë kryesorët dhe u japin pushtet të përkohshëm përfaqësuesve që kanë zgjedhur dhe duhet të kërkojnë llogari tek ata. Besueshmëria tek bashkitë fillon me transparencën. Pyesni veten tuaj a keni akse në qeverisjen e bashkisë që ju përfaqëson? Bashkitë shqiptare kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim, për të qenë më transparente.
Për të gjitha bashkitë e vendit u bë një analizë një vit pas reformës territoriale për mes forumit Kombëtare të organizuar nga LëvizAlbania.
Nga 61 bashki vetëm Bashkia Tiranë ka bërë hapa përpara për transparencë në qeverisjen e saj përmes portalit opendata.al, ku qytetarët mund të gjejnë informacione të ndryshme për punën e saj.

