Analiza e evazionit, sektorët/Tatimet: Kryeson tregtia, ndërtimet publike e profesionet e lira

Tregtia me pakicë dhe me shumicë kanë rezultuar dy sektorët me risk më të lartë për evazion fiskal në vitin 2017, të pasuar nga sektori i ndërtimeve publike dhe nga profesionet e lira.

Scan ka zbardhur analizën e kryer nga Drejtoritë e Tatimeve në gjithë vendin për vitin 2017. Ajo është kryer duke u bazuar në tre komponentë: performanca e subjekteve në vite; krahasimi i performacës së subjekte me mesataren e sektorit; dhe krahasimi me performancën e rajoneve të tjera.

Nga kjo analizë rezulton se tregtia me pakicë dhe ajo me shumicë paraqesin normat më të larta të riskut, përkatësisht 15.5% dhe 15.6%. Me normë ta lartë risku për vitin 2017 është shfaqur sektori i ndërtimeve publike, duke zënë 8.01% të totalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesionet e lira vlerësohen gjithashtu nga administrata tatimore një sektor me risk të lartë për evazion fiskal, me tregues 5.8%, i pasuar nga sektori i hoteleve e restoranteve me 2.07%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga analiza e Rregullave që thyhen më shpesh sipas Drejtorive Rajonale u vu re se për të gjitha Drejtoritë mbi 70% e Pikëve të Riskut shkaktohet nga Nëndeklarim i xhiros për efekt TVSH-je dhe nga shitje me marzh shumë të ulët fitimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?