Anija shqiptare shpëton gomonen me emigrantë në Egje

Anija shqiptare ‘Butrinti’ në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në Detin Egje.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se 12 prej të shpëtuarve ishin fëmijë dhe 15 gra.

“Anija shqiptare Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj Oriku në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë, shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra. 36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?