APD jep 10 bursa studimi në Holandë dhe Belgjikë

Aleanca Popullore për Drejtësi në bashkëpunim me strukturat e Diasporës, të cilat kanë vënë në dispozicion 10 bursa të plota studimi, njoftojnë të gjithë të rinjtë se do të krijohet mundësia e dhënies së bursave të studimit në Belgjikë dhe Hollandë në kuadër të programit të suportit dhe integrimit të të rinjve që vijnë nga shtresa e të Përndjekurve Politikë dhe familjeve të ish Pronarëve.

Kriteret që duhet të përmbushin personat që aplikojnë janë këto:

1-      Të vijnë nga familje ish të Përndjekura Politike dhe ish Pronarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

2-      Preferohen kandidatë  jetim ose me një prind.

Swiss Digital Mobile Reklama

3-      Preferohen kandidatë në vështirësi ekonomike.

4-      Të kenë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta.

5-      Të zotërojnë gjuhën angleze dhe preferencialisht gjuhën Frënge.

Degët ku do të jepen bursat për 5 vite studim janë: Inxhinieri, Mjekësi, Fizikë Bërthamore, Biologji Molekulare, Tekno-labo-Kimist, Shkenca Politike.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë letër interesi dhe dokumentacionin mbështetës në info@apd.al ose në adresën  Rr. Dibrës, Vila 213, Kati i II-të, Tiranë.

APD siguron mbështetësit e saj se do ta shtoj numrin e bursave në vitin e ardhshëm në 50 bursa të plota studimi. E gjithë diaspora shqiptare është angazhuar për ndihmë në funksion të formimit akademik për të rinjtë e këtyre dy shtresave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?