Armela flet pas eliminimit: Prisja të isha finaliste, ja çfarë mendoj për Damianon!
E eliminuar për shkak të shkeljes së rregullave nga Damiano, Armela është shprehur në studion e Big Brother se deri diku e justifikonte ato që partneri i saj në lojë kishte bërë.
“Mendoj se Damiano ka patur justifikime për këtë që ka ndodhur, edhe unë do ti kisha thënë të shtëpisë, do të kisha folur me njerëzit e afërt nëse do të kisha qenë në izolim. Unë nuk e prisja të dilja, as ta shihja këtë Big Brother si teleshikuese në shtëpi.
Isha e bindur që do të isha në finale dhe i kisha shumë të qartë të gjithë lojën se çfarë do të bëja. Nuk jam e mërzitur me Damianon do presë të flasë me të.” Më pas ajo është pyetur nga opinionistët Eno Popi dhe Isli Islami nëse kishte kuptuar ndonjë gjë nga sjellja e Damianos. “Nuk e mendoja që Damiano do ishte i penalizuari ne kishim menduar për Danielin dhe Fotininë.
Jam shumë mërzitur që po largohem, por nuk mund ta ul Damianon poshtë pa e dëgjuar më parë. Ai ishte konkurrent i fortë, por duhej ta zbuste lojën,”-u shpreh Armela për partnerin e saj, për të cilin theksoi që e pëlqente jo vetëm si lojtar, por gjithashtu si mashkull. Megjithatë e pyetur nga Arbana nëse ishte e dashuruar, Armela u përgjigj qartazi që jo./Gazeta Express/

