FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrest me burg për 3 ish-zyrtarë të Transportit Rrugor

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet të arsyeshme se shtetasit R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë) nuk kanë derdhur në arkën e institucionit taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve.

Ky proçedim penal ёshtё regjistruar mbi bazёn e kallzimit tё disa qytetarёve, tё cilёt kanё deklaruar se kanё bёrё pagesёn  e taksёs vjetore nё vitin 2012 dhe nё vitin 2013 janё vёnё nё dijeni se taksa e  paguar prej tyre  nuk ёshtё arkёtuar nё arkёn e Drejtorisё Rajonale tё Shёrbimit tё Transportit Rrugor Tiranё dhe si rrjedhojё nuk figuron e hedhur nё sistem.

Nga hetimet ka rezultuar se kallëzuesit janë pronarë të automjeteve të ndryshme dhe kanë kryer rregullisht pagesën e taksve vjetore dhe kolaudimin  e automjeteve sipas  rregullave të përcaktuara në aktet  nënligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vitit 2013 dhe 2014 ata  janë paraqitur pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe kanë konstatuar se në sistemin  kompjuterik rezultonin debitore për vitin (ose vitet) paraardhëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të vërtetuar faktin se kanë paguar detyrimet përkatëse të vitit paarardhës ata kanë paraqitur dokumentacionin që vërtetonte pagesën e detyrimit nga ana e tyre. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?