‘Arrest me burg’ për mësuesin që ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Hasan Martani të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, siç u kërkua nga Prokuroria.
Hasan Martani, 64-vjeçar, mësues matematike dhe kujdestar i nxënëses 14 vjeçe, u kallëzua nga prindërit e saj. Vajza tregoi se mësuesi e mbante veç të tjerëve, e puthte dhe e prekte në klasë dhe korridore dhe i dërgonte mesazhe në Fb. Mesazhet, që ajo ia tregoi mamasë së saj, u paraqitën si provë në polici. Megjithatë, vajza deklaroi se nuk ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi.
Martani nuk i ka pranuar në gjyq, akuzat e ngritura ndaj tij.

