“Arrest me burg” për pronarët e laboratorit të kanabisit në Sarandë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit Muhamet Kadiu dhe Edlira Lamen, të arrestuar për një laborator modern të përpunimit të drogës në Skrapar.

Laboratori i drogës është gjetur dy ditë më parë, ndërsa dy të arrestuarit ishin pronarë të një objekti që përdorej si fasoneri.

Sipas Prokurorisë: “Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë. Laboratori është nder modernet të zbuluar deri tani, për përpunimin e lendes narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet firmës private ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen dhe 19 mije dollare

Gjithashtu jane sekuestruar edhe
• rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva,
• 176000 lekë të rinj,
• 250 paund,
• 19 900 dollarë,
• si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?