Arrestimet për grabitjen, Veliu vizitë urgjente në Elbasan
Pas arrestimit të pesë personave lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar në qytetin e Elbasanit ku po zhvillon një takim urgjent me strukturat e policisë atje.
Zbardhen emrat e tre prej të arrestuarve nga policia dhe inicialet një tjetri lidhur me grabitjen e ndodhur në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit. Alkond Bengasi dhe Saimir Cela, Renaldo Sulaj, dhe F.B,. Dyshohet se tre prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të jetë një prej autorëve të cilët kryen grabitjen e 9 prillit.
Mësohet se lidhur me këtë ngjarje, tetë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Tre prej tyre janë nga qyteti i Elbasanit ndërsa një tjetër nga Fushë-Kruja. Masat e sigurisë për katër të arrestuarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Policia ka ushtruar kontrolle në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.
Servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij. Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Pronari i servisit ku u modifikua “Hetimi Tatimor”: E mori me qira vëllai i Çalës

