Arrestohen 2 shqiptarë për trafik klandestinësh, merrnin deri në 1 mijë euro

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik klandestinës.

Një prej shqiptarëve u arrestua këtë të hënë në vendin e quajtur Komboti, 18 nga qyteti i Artës në Greqi.

23 vjeçari akuzohet se po sillte në brendësi të Greqisë pesë shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët nuk kishin dokumente të rregullta hyrjeje dhe qëndrimi në Greqi. Emrat e dy prej tyre ndodheshin në listën e personave që iu është ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se ata do t’i paguanin trafikantit shuma të ndryshme, nga 500 në 1000 euro, në varësi të destinacionit të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në skajin verilindor të vendit, në afërsi të kufirit greko-turk. 21 vjeçari kishte në makinën e tij plot 12 emigrantë klandestinë, 8 sirianë, dy palestinezë dhe 2 irakianë.

Kur diktoi patrullën e policisë ai zbriti nga makina dhe u largua me vrap, por u gjet pak më vonë dhe u arrestua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?