FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohen katër vetë në Angli, donin të vrisnin Mbretëreshën

Në mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë orëve të para të ditës së premte, policia britanike kreu një operacion të organizuar prej kohësh, duke arrestuar të katër personat pas hetimeve të kryera kohët e fundit për parandalimin e akteve të tilla nga ekstremistët islamikë.

Personat e arrestuar janë të moshave 19, 22, 25 dhe 27 vjeç. Ata u ndaluan në Londër dhe në qytezën Haj Uajkomb, në perëndim të kryeqytetit, ndërsa të tjerë agjentë kanë kryer kërkime në disa shtëpi dhe makina të lidhura me të arrestuarit. Gjatë arrestimit nuk pati shkëmbim zjarri mes tyre dhe forcave të policisë.

Megjithatë, pavarësisht këmbënguljes se Mbretëreshës për të mos i devijuar detyrës, policia britanike ka ngritur nivelin e sigurisë, dhe ka parlajmëruar se përveç krerëve të shtetit, në rrezik mund të jenë edhe godinat qeveritare dhe ato simbolike të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e kundërterrorizmit në Britani ka kryer disa veprime të tilla që kur niveli i kërcënimit nga terroristët është rritur në maksim në gusht, për shkak të luftimeve ndaj Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?