Arrestohet 31-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për rrëmbim

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, të kryer në bashkëpunim”.

Blutë arrestuan Vullnet Spahiun, 31 vjeç, banues në fshatin Kolosjan.

Kapja dhe ndalimi i Spahiut u bë pasi, Gjykata Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, me Vendimit nr.20, datë 05.02.2014, e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj heqje lirie, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, të kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?