Arrestohet 35 vjeçari, shiste heroinë në lagjet e Beratit
Një 35 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shpërndante doza heroine në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë” të qytetit të Beratit.
Arrestimi i Geri Molishtit është bërë sot në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë kontrollit i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heronë.
Gjjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe 270 euro; 12000 lekë; 2 aparate celular; si dhe automjeti me targa AA 890 FK.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.



