Arrestohet 64-vjeçarja shqiptare: Laborator droge në shtëpi dhe kokainë në jastekë

Policia kishte bastisur shtëpinë e saj, ku është zbuluar një laborator i drogës, derisa në dhomën e gjumit i janë gjetur 60 gramë kokainë me vlerë prej shtatë mijë euro.

Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua 64-vjeçare për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan ‘viverejesi.it’, përcjell albinfo.ch.

Ajo kishte nënshtetësinë italiane, derisa me prejardhje është nga Shqipëria. Kjo grua me inicialet V.H., para disa vjetësh kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kishte bastisur shtëpinë e saj, ku është zbuluar një laborator i drogës, derisa në dhomën e gjumit i janë gjetur 60 gramë kokainë me vlerë prej shtatë mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa doza ishin bërë gati për t’u hedhur në treg, të cilat u gjetën të fshehura në një jastëk. Policia italiane po kërkon edhe bashkëpunëtorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?