Arrestohet shoferi i dehur, po transportonte 12 pasagjerë

Një shofer i dehur është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet se në gjendje të dehur po transportonte me makinë 12 pasagjerë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Arjan  Capo, 43 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 12.06.2017, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip “Benz”, me targë PG 2827 B, me të cilin po transportonte 12 shtetas (pasagjerë në mjet)”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?