Arrestohet shqiptari sadist, si përdhunoi me levë në kokë prostitutën

Një shqiptar i shpallur në kërkim për përdhunimin e një prostitute në Itali, është arrestuar dje nga efektivë të policisë së Modenas.

Përdhunimi

Ai akuzohet për dhunë seksuale, grabitje dhe pranim të mallrave të vjedhur, fakte që datojnë dy vite më parë. Më konkretisht, shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane), është identifikuar si autori i përdhunimit të një prostitute me origjine rumune, më 20 Janar 2015 në Modena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 23:30, i riu iu afrua vajzës që prostituohej në rrugën “Emilia Ovest” dhe ra dakord për një raport seksual, që më pas u transformua në dhunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

26-vjeçarja është kërcënuar me një levë hekuri, dhe është detyruar të pësojë abuzime. Më pas, shqiptari i ka grabitur çantën, ku kishte para dhe sende personale.

Arrestimi

Pas ngjarjes, vajza bëri në polici një përshkrim të agresorit, por hetimi rezultoi i gjatë e kompleks dhe vetëm në muajt e fundit u bë e mundur identifikimi i tij dhe lëshimi i një urdhër-ndalimi.

Shqiptari u arrestua mëngjesin e djeshëm. Efektivët menynë në një apartament, ku i akuzuari ishte pritur nga një tjetër shqiptar.

I riu duhet të përgjigjet edhe për akuzën e posedimit të mallrave të vjedhur, pasi i janë gjetur disa sende të vjedhura nga një kompani në Modena, në pranverën e vitit 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?