Arrin në 20 numri i viktimave nga COVID19

Rëndohet bilanci i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Mbrëmjen e së shtunës kanë ndërruar jetë dy persona, një në Spitalin Infektiv dhe një në Spitalin e Shkodrës. Në spitalin e Shkodrës shtetasja me iniciale R.H.
Ajo u ekzaminua pozitiv me Covid-19 gjatë mbrëmjes së sotme, ku e infektuar rezultoi edhe motra e saj. 80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër.
Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin infektiv ka ndërruar një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Numri i viktimave nga COVID19 ka arritur në 20. Ndërkohë numri i personave të prekur që nga nisja e epidemisë është 333. Ndërsa numri i personave të shëruar është 99.
Ditën e djeshme është regjistruar dhe numri më i madh i personave të prekur, 29.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?