Arrin në 70 mijë shifra globale e viktimave të koronavirusit

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 70 mijë persona.
Ndërkohë shifra e personave të infektuar në tërë globin ka shkuar në mbi 1 milion e 286 mijë njerëz. Më shumë raste të infektimeve ka në Shtetet e Bashkuara – 338 mijë, më pas vjen Spanja me 135 mijë dhe në Itali 128 mijë.
Italia ende ndodhet në vendin e parë sa i përket numrit të viktimave me 15 mijë e 887 të vdekur. Në vendin e dytë është Spanja me mbi 13 mijë viktima dhe në të tretin Shtetet e Bashkuara me mbi 9600 viktima.
Kina ka regjistruar më së shumti persona të shëruar nga virusi – mbi 77 mijë. Pas saj vijnë Spanja me mbi 40 mijë dhe Gjermania me 28 mijë e 700 të shëruar, shkruan Gazeta Express.
KOHA JONË SONDAZH

