Arsenal armësh dhe droge në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Tepelenë

Policia ka arrestuar një të ri në Tepelenë pasi në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar armë dhe drogë.

Policia bën me dije se i arrestuari është Klejdi Minës, 22 vjeç, banues në Memaliaj, nga efektivë të policisë së Gjirokastrës.

Në një bodrum që ai administronte u gjetën dhe u sekuestruan 4 krëhëra, 108 fishek të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi prej rreth 2 kg kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?