Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 15:07 Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës! Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën katërditore në vendlindje, të autorizuar për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Artan Hoxha publikon vendimin nga Gjykata Europiane e Drejtesisë për bisedat në Encrochat dhe SkyeCC

Artan Hoxha publikon vendimin nga Gjykata Europiane e Drejtesisë për bisedat në Encrochat dhe SkyeCC

Aktualitet
E enjte, 2 Maj 2024 15:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artan Hoxha

Gjykata Europiane e Drejtesise ka rrëzuar përdorimin si provë në proceset gjyqesore penale, të bisedave të përfituara në mënyrë joligjore nga rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SkyeCC.

Më datë 19 tetor 2022, gjykata e Berlinit në Gjermani, i është drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtesise për të sqaruar, se si duhej të vepronte me bisedat e rrjeteve të kriptuara Encrochat dhe SkyeCC, që ishin përfituar nga një ndërhyrje e jashtme në sistem prej autoriteteve Franceze.

Kjo kerkesë e gjykatës së Berlinit u pranua për shqyrtim nga Gjykata Europiane me 24 tetor 2022. Afro 18 muaj më vonë, Gjykata Europiane e Drejtësisë shpalli vendimin e saj.

Mund t'ju interesojë

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 2 orësh
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 2 orësh
Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Para 2 orësh

Gjykata Europiane  Drejtesisë

(Dhoma e Madhe),

në datën 30/04/2024,

Shpalli VENDIMIN për  çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.

Ky vendim i GJED-së  lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit(Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat  janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve  të bazuara në internet.

Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë  parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshem dhe nëse janë në  harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit“

Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar  nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi  penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë  efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.

Nisur nga proceset penale që po zhvillohen në Shqipëri, rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës Encrochat e SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave.

Kjo për shkak se transkiptet jane rezultate të përgjimit masiv, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial  shqiptar dhe mos repspektim të garancive  kushtetuese për fshehtësinë e korrespondences si dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.

Vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, detyron gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të perjashtoje perdorimin e traskipteve nëse nuk eshte bërë trasparente mënyra e mbledhjes së tyre.

Gjykata e Apelit në Paris nuk ka dërguar për autoritet gjyqësore shqiptare, vetem një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm te dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin.

Po ashtu nuk janë sjelle as vendimet e gjykatesit francez për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të pergjimeve.

Më poshtë keni vendimin e plotë të gjykatës europine të drejtësisë, të shpallur ditën e martë më 30 prill 2024.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Para 1 minute

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi
Para 7 minutash

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit
Para 19 minutash

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive
Para 36 minutash

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 15 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 16 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.