Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ata ecin aty ku zogjtë ngurrojnë të ndalen, Angela Nikolau dhe Ivan Kuznetsov, çifti që sfidon qiellin për të folur për paqen

Aktualitet E premte, 3 Korrik 2026 09:13
Ata ecin aty ku zogjtë ngurrojnë të ndalen, Angela Nikolau dhe Ivan Kuznetsov, çifti që sfidon qiellin për të folur për paqen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Është 1 korrik 2026. Në “Çatinë e Botës”, në majën e Empire State Building, në lartësinë 443 metra, dy të dashuruar sfidojnë fizikën dhe frikën për t’i kumtuar njerëzimit se “Kur fuqia e dashurisë mund dashurinë për pushtetin, bota do ta njohë paqen.”
Nga qiejt e Nju Jorkut nga simboli i fuqishëm i arkitekturës Art Deco, nga atje ku kulmon, ata për të dissaten herë provuan të matnin kufinjtë e frymshëm të ëndërrtarëve dhe guximit, t’ kundërvihen balancës së jetës dhe vdekjes. E bëjnë dhe e bënë këtë si sfidues të njeriut, të qiejve dhe të frikës, për të dëshmuar se, po, mundesh, nëse i’a del të jesh pak i çmendur.
Sepse ata kumtojnë, se ka njerëz që e matin jetën me vitet që hiqen zvarrë. Të tjerë me arritjet që cekin etshëm qiejt. Por ka edhe nga ata që e matin me lartësinë rrahjet e zemrave. Jo atë të maleve, por të rrokaqiejve; jo me metra, por me guximin për të ecur aty ku një hap i vetëm ndan jetën nga vdekja.

Mes tyre janë edhe dy rusët Angela Nikolau dhe Ivan Kuznetsov, të njohur në botën e eksplorimit urban si Ivan Beerkus. Ata nuk janë alpinistë në kuptimin tradicional të fjalës. Nuk kërkojnë të pushtojnë natyrën, por arkitekturën. Nuk ngjiten në maja shkëmbore, por në kullat më të larta të qytetërimit modern, aty ku çeliku dhe xhami sfidojnë qiellin.
Fotografia e tyre më e fundit ka bërë xhiron e botës.
Në majën e Empire State Building, simbolit të pavdekshëm të Nju Jorkut, ata shfaqen të varur mbi zbrazëtinë, duke mbajtur një pankartë ku shkruhet:
“When the power of love overcomes the love of power, the world will know peace.”
“Kur fuqia e dashurisë mund dashurinë për pushtetin, bota do ta njohë paqen.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në atë çast, një nga ndërtesat më të famshme të globit u shndërrua në një tribunë të fjalës, prej nga nuk flitej për dominim, por për paqe, jo për pushtet, por për dashuri.
Është një paradoks i bukur, dy njerëz që sfidojnë ligjin dhe gravitetin për të shpallur një mesazh kundër dhunës. Pikërisht ky kontrast e ka bërë aktin e tyre aq të komentuar.
Angela Nikolau është rritur në një familje artistësh cirku. Balanca, eleganca dhe sfidimi i frikës kanë qenë pjesë e edukimit të saj që në fëmijëri. Mbase për këtë arsye fotografitë e saj nuk ngjajnë me akrobaci, por me koreografi. Ajo vallëzon mbi trarë çeliku, pozon si balerinë në skajet e rrokaqiejve dhe buzëqesh aty ku shumica nuk do të guxonte as të shikonte poshtë.
Në krah të saj është Ivan Kuznetsov, fotografi, eksploruesi dhe strategu i çdo aventure. Nëse Angela i jep imazhit elegancën, Ivani i jep planin. Ai studion për javë të tëra ndërtesat, sistemet e sigurisë, hyrjet e fshehta, kamerat, ndërrimet e rojeve dhe çdo detaj që mund ta bëjë të mundur një ngjitje që për shumicën do të dukej e pamundur.
Ata nuk përdorin litarë. Nuk kanë rripa sigurie. Çdo fotografi është rezultat i një ekuilibri absolut, ku gabimi nuk falet.
Në një epokë ku gjithçka duket e programuar dhe e kontrolluar, ata zgjedhin të jetojnë në kufirin më ekstrem të lirisë. Pikërisht aty lind edhe debati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për disa janë artistë të guximit, poetë të lartësive që e shndërrojnë trupin në një metaforë të lirisë. Për të tjerë janë shkelës të ligjit që rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe sigurinë publike. Ndoshta të dyja këto përkufizime mbajnë një pjesë të së vërtetës.
Ngjitja në Empire State Building nuk ishte vetëm një provë fizike. Ishte edhe një sfidë ndaj një prej sistemeve më të forta të sigurisë në botë. Pas 11 shtatorit, qiellgërvishtësit amerikanë janë kthyer në fortesa të mbrojtura me kamera, sensorë dhe personel të armatosur. Megjithatë, çifti arriti të depërtojë deri në majë, duke treguar se vendosmëria njerëzore shpesh kërkon shtigje që teknologjia nuk arrin t’i parashikojë.
Ky nuk është rasti i parë.
Ata kanë sfiduar Merdeka 118 në Malajzi, ndërtesën e dytë më të lartë në botë, kanë pushtuar Goldin Finance 117 në Kinë dhe shumë kulla të tjera që për shumicën ekzistojnë vetëm si silueta në horizont.
Pas çdo fotografie fshihen net pa gjumë, plane të studiuara me imtësi, rrezik i përhershëm, arrestime, gjoba dhe dëbime nga vende të ndryshme. Megjithatë, asnjë prej këtyre nuk duket se ua ka shuar etjen për të ngjitur edhe një shkallë më lart.
Mesazhi që mbajtën mbi Nju Jork ka edhe një histori. Edhe pse prej dekadash i atribuohet Jimi Hendrixit ose Bob Marleyt, ai lidhet me traditën e mendimit liberal britanik të shekullit XIX dhe me figurën e William Ewart Gladstone, i cili besonte se autoriteti moral është më i qëndrueshëm se çdo formë force.
Ndoshta kjo është arsyeja pse fotografia e tyre nuk mbetet thjesht një akt spektakolar. Ajo është një metaforë e kohës sonë, njerëzimi vazhdon të ndërtojë kulla gjithnjë e më të larta, ndërsa sfida më e madhe mbetet ende ajo që është shkruar në një copë pëlhurë të valëvitur mbi qiellin e Manhatanit.
Sepse qytetërimi nuk matet me lartësinë e ndërtesave që ngremë, por me lartësinë morale të idealeve që kemi guximin të mbrojmë.
Të shpërbëhesh nën peshën e botës, jo!
Të pajtohesh me absurdin e kokave të nxehta, mëndjeve të errëta dhe etjeve për gjak, kurrsesi jo!
Ti nuk mund as ta imagjinosh, po, ata e bëjnë, sepse duan dhe i’a dalin.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajAngela NikolauIvan Kuznetsov
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.