Atenati në Sarandë/ Kush është Rudin Haxhiu, ja 8 atenatet që ka arritur t’i shpëtojë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Sarandës nga ku është qëlluar me kallashnikov me silenciator ne drejtim të një lloto sporti.

Ngjarja ndodhi afer mesnates se djeshme në lagjen nr.1, pranë Prokurorisë se rrethit.

Persona te paidentifikuar kanë organizuar pritë ndaj shtetasit Rudin Haxhia, 39-vjec, i cili ka arritur të shpëtojë pa pasoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç këtij atenati Rudin Haxhiajt i janë bërë dhe 7 atentate të tjera, 3 me armë, 1 me thikë, 1 me tritol poshtë makinës dhe 2 herë tritol tek diskoja e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 8 rastet, 3 herë është plagosur

Atentatet ndaj Rudin Haxhiajt:

19.02.2008 – plagosur me pistoletë në lagjen nr.4 Sarandë

02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov në lagjen nr.1 Sarandë

04.04.2013 – eksploziv poshtë makinës në ecje në Gjirokastër, nuk u plagos

18.02.2015 – u plagos me thike në Sarandë

30.12.2015 – u qellua me armë teksa udhëtonte me kushëririn e tij në aksin Gjirokastër-Sarande, pranë fshatit Bistrice, u plagos me 6 plumba.

Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut: Sulmi i parë më datën 05.08.2011 dhe

sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 në Sarandë.

Rudin Haxhia për shumë vite ka qenë bashkëpronar i Pub “Ecuador” në Sarandë, e cila u mbyll pasi u shkatërrua me tritol ne 15 shtator 2013.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?