Atentat në Kukës, plagoset 26-vjeçari, një i arrestuar. Emri
Një konflikt për motive pronësie ka sjellë në plagosjen me armë zjarri e një të riu në Kukës. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dje është arrestuar një person, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.
Siç bëjnë me dije burime nga policia, dy vëllezërit, Luan Tershalla, 39 vjeç, i arrestuar dhe S. Tershalla, 44 vjeç kanë tentuar të vrasin një 26-vjeçar.
Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kryen dje arrestimin e Luan Tershallas, 39 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të: S.Tershallas, 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krenzë, Kukës.
“Arrestimi i Luanin, si dhe shpallja në kërkim e S.Tershallas, u bë pasi: Dje, në fshatin Krenzë, vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (pronësie), kanë tentuar të vrasin me armë zjarri A.T., 26 vjeç, banues në Krenzë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur”, bëjnë me dije burime nga policia.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë mod.54.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të vëllezërve Tershalla, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

