Atentat në mes të kryeqytetit italian, shqiptari vritet me 4 plumba

Një shqiptar është ekzekutuar me armë në orët e mesnatës në kryeqytetin italian, Romë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta.

Siç shkruajnë mediat italiane, viktimë ka mbetur një shqiptar 43 vjeç është qëlluar me 4 plumba në zonën e Romanina. Ai ka marrë plumba në këmbë dhe në pjesën e legenit.

Mësohet se persona të paidentifikuar e kanë qëlluar atë për vdekje nga një makinë në ecje. Të paktën kështu kanë treguar dëshmitarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi” në Romë. Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë krim, por ende nuk ka të dhëna për autorët. /SYRI.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?