Atentat në plazhin e Velipojës, dy të plagosur. Ja emrat
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 17:23
Një atentat me armë ka ndodhur para pak minutave në Velipojë në afërsi të rezervuarit.
Sipas informacioneve të para dy persona janë përfshirë në ngjarje dhe po transportohen në Spitalin e Shkodrës.
Të plagosurit janë Ervin Tahiri dhe Durim Tahiri.
Policia është nisur drejt vendngjarjes.
Për ngjarjen, katër persona janë shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se janë nga i njëjti fis, Pergega.
/syri.net

