Atentati ndaj dy vëllezërve Beqiri në Elbasan, reagon për herë të parë familja Çapja

Pas ngjarjes së sotme në Elbasan, ku mbetën të plagosur dy vëllezër me mbiemër Beqiri, njëri 60 vjeç dhe tjetri 49 vjec, si dhe pas disa shkrimeve në media se ngjarja ka ardhur si pasojë e konflikteve dhe hasmërisë me familjen Capja, ka ardhur reagimi i këtyre të fundit. Familja Capja thotë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ta.

“Te nderuar zonja dhe zotëri te medive. Ne emër te familjes capia dhe te ligjit. Ju kërkoi te mos spekuloni me te vërteten, dhe lajmin. Ne të kaluaren familja jon ka vuajtur shtrembërinë të së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësin e se vërtetës. Me respekt familja Capja.”- thuhet në reagimin e familjes Capja.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll”. Shtetasit G.Beqiri, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi Arben Beqiri, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër) janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?