Atentati në Vlorë, gjendet automjeti që përdorën vrasësit

Pasi arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar të atentatit të mbrëmshëm në qytetin bregdetar të Vlorës, policia ka gjetur edhe automjetin që besohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Fation Sinani.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Vlorës tha se “nga hetimet dhe kontrollet e kryera në terren, rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerave” është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri.”

Policia dyshon se ky mjet mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Sinanit. 40-vjeçari u  ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së martës rreth orës 22:10.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u qëllua me armë zjarri tip pistoletë në hyrje të pallatit ku banonte në lagjen “Partizani”. Ndërkohë, policia tha se ka arrestuar njërin prej dy autorëve të dyshuar për krimin, 42-vjeçarin Neritan.Q.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?