“Audi” përfundon në lokal e godet 3 persona, drejtuesi braktis mjetin
Një 28 vjeçar drejtuesi i një mjeti “Audi”, ka hyrë me automjetin e tij në brendësi të një lokali dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Incidenti i pazakontë ka ndodhur në një lokal në Paskuqan 2 në Tiranë e për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre shtetas, midis të cilëve edhe një 16 vjeçar.
Policia e Tiranës sqaron se drejtuesi i mjetit me iniciale L.A, dyshohet të ketë humbur kontrollin e makinës.
Shtetasit e dëmtuar janë: Xh. D., 16 vjeç, F. A., 54 vjeç dhe L. G., 52 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

